Uzuni ndalohet nga “Covid 19” që të zbarkojë në “Nou Kamp”

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni priste me padurim 20 tetorin për të luajtur kundër Barcelonës së Lionel Messit dhe bërë realitet një ëndërr të tij, por duket se koronavirusi i ka prishur planet. Kjo pasi Uzuni ka rezultuar i prekur nga Covid-19 dhe nuk është stërvitur me klubin e Ferencvarosh që kur është kthyer nga grumbullimi me kombëtaren e Shqipërisë.

Pikërisht për këtë arsye, emri i sulmuesit beratas nuk është në listën e atyre futbollistëve që trajneri i Ferencvarosh ka grumbulluar për përballjen në “Camp Nou” ndaj Barcelonës. /SS

LEXO EDHE:

Back to top button