Uzuni shënon gol, por Granada mposhtet në terrenin vendas

Skuadra e Granada-s ka pësuar humbje në shtëpi nga Xhirona-s në ndeshjen e javës së pestë të La Ligas, ku Myrto Uzuni shënoi një gol. Mysafirët kishin shënuar tri herë në pjesën e parë, duke treguar forcë përballë Granadas.
Ndërsa në minutën e 64’, sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, iu dha pak shpresë vendasve, pasi shënoi golin e parë për Granadan për 3-1.
Granada ka mundur të kthehet në lojë pasi me Boye shënoi për 3-2, por mysafirët gjetën golin e katërt pastaj dhe morën tre pikë. Për Myrto Uzunin është goli i dytë në La Liga në këtë sezon.
Granada është në vendin e 18-të me tre pikë, teksa Xhirona renditet në vend të tretë me 13 pikë.