Vaji i nënave në Kharkiv

Një foshnjë 7-muajshe dhe një 15-vjeçar ishin në mesin e dhjetë personave që humbën jetën nga bombardimet në rajonin e Kharkovit. Nëna dhe gjyshja e tij kanë mallkuar rusët që bombarduan zonat me civilë. Kujdes, pamjet janë të rënda.
Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se një zonë banimi në Kharkov është goditur me seri raketash të premten, duke lënë të vdekur së paku 10 persona ndërkaq janë plagosur 35 të tjerë.

Një foshnje 7-muajshe dhe një 15-vjeçar ishin në mesin e të vdekurve në qytetin verilindor të Ukrainës.

Nëna dhe gjyshja e adoleshentit qanin mbi trupin e tij teksa ekipet arritën për të marrë atë.

“Më lejoni ta shoh! Djali im si rreze dielli. Sapo folëm sot, përse më duhet të jetoj kur ti më nuk je. Jetova për ty, moj rreze dielli. Mallkoj të gjithë. Nuk duhet të gjejnë paqe, as në tokë e as në qiell”, ka thënë gjyshja e Artem Shevchenkos.

Në korridorin e ndërtesës tjetër, një vajzë nuk i mbajti lotët teksa kujtoi bombardimin.

“Ishte shpërthim i madh, tentova të ikja. Bomba ra afër meje. Nisa vrapin përsëri. Një grua, Zoti e bekoftë, më mbuloi me trupin e saj”, ka thënë Karolina Fursova, e mbijetuar.

Jashtë nëpër rrugë njerëz të përgjakur që prisnin për mjekim.

Në mesin e automjeteve të djegura dhe rrënojave, një banor i Kharkovit ndihmoi ekipet emergjente që të merrnin trupin e pajetë të shokut të tij. Mallkon ushtrinë ruse.

“Çfarë u bënë rusëve këta njerëz? Çfarë u bëri 12-vjeçari? Ai erdhi i vdekur. A u bëri ndonjë të keqe? Po fëmijët e lënduar? Gratë? Çfarë u bëri miku im që u vra? Me kënd të bëjmë paqe? Me këta përbindësha?” është shprehur Sergey Kirhichenko.

Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes është arsyetuar se cak i sulmeve me raketa ishte një grup i mercenarëve polakë, mirëpo banorët e zonës së Kharkivit thonë se aty nuk kishte asgjë

LEXO EDHE:

Back to top button