Vaji nga Serbia, mjafton për një muaj

Vaji nga Serbia, mjafton për një muaj

Gazetar: Ile Petrevski

Serbia ka hequr pengesën për eksportin e dy milionë litrave vaj gatimi në Maqedoni. Dërgesa do të fillojë nesër, por kjo do të mjaftojë vetëm për një muaj. Sipas ministrit të bujqësisë, Lupço Nikollovski, me autoritetet serbe tashmë janë dakorduar edhe sasitë e vajit, të cilat duhet të importohen në të ardhmen. Autoritetet vërejnë se qytetarët po blejnë sasi të mëdha pa nevojë.

“Fakti që ata blejnë për nevojat e tyre dy ose tre herë më shumë se sa ishte e nevojshme për çdo familje, tregon se në atë panik ruhen sasi të caktuara pa nevojë”, deklaroi Ljupço Nikolovski -Ministër i Bujqësisë.

Për këtë arsye, me rekomandim të Ministrisë së Ekonomisë, tregtarët nuk duhet të lejojnë një person të blejë sasi të mëdha të vajit. Inspektorët tashmë po kontrollojnë se si po zbatohet masa.

“Inspektorët në terren nuk kanë konstatuar se tregtarët kanë raportuar qytetarët që synonin të blinin më shumë se një pako vaj gatimi”, njoftojnë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Por, në periudhën e kaluar, inspektorët kanë vërejtur se ka pasur raste kur qytetarët kanë blerë sasi të mëdha, dhe më pas i kanë rishitur në tregun e zi me çmim më të lartë. Shitja e vajit në markete është rritur ndjeshëm në dy javët e fundit. Nëse mesatarisht një dyqan shiste njëqind litra në muaj, këto ditë shitjet janë rritur në 300 litra. Qytetarët që i anketuam thonë se nuk mund të gjejnë vaj në markete dhe disa prej tyre shtojnë se nuk konsumojnë më shumë se një litër në muaj.

“Nuk kërkova sot, përndryshe nuk kishte askund, atje ku kërkova. Sa vaj përdorni nëse nuk është sekret? Një litër e gjysmë në muaj”.

“Kam gjysmë litër në shtëpi dhe nuk më intereson më. Sa shpenzon nëse nuk është sekret? “Një litër në muaj”.

Përveç faktit që nuk është në shitje me pakicë, vaji i gatimit u shtrenjtua shumë. Vaji për gatim pak muaj më parë ishte produkti, që nisi valën e shtrenjtimit. Një shishe sot arrin çmimin deri në 140 denarë, ndërsa vetëm pak muaj më parë çmimi ishte 50 për qind më i ulët./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button