Vaksina antiCOVID deri në mars do të mbërrijë në vendin tonë, prioritet punonjësit shëndetësor

Dozat e para të vaksinës anti-kovid pritet të arrijnë në muajin shkurt ose mars të vitit të ardhshëm në vend. Të gjitha vaksinat do të jenë falas, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, meqenëse çmim tenderues për një njësi do të jetë 10 dollar amerikan. Ministri Filipçe tha se ky lloj i vaksinës së zbuluar nga Oxford do të arrijë përmes mekanizmit Covax. Sipas tij sot është krijuar trup koordinativ që do të jetë kompetent për organizimin dhe zbatimin e dhënies së vaksinës.

 Sa i përket përgatitjes së vaksinave të ritheksoj se janë siguruar 833 mijë për 400 mijë qytetarë përmes mekanizmit Covax, e cila është metodë e OBSH-së dhe Aleancës globale për imunizim ku do të marrin pjesë të gjitha vendet fqinje, përveç atyre që janë anëtare të BE-së, të cilat mund të bëjnë marrëveshje direkte me ndonjë kompani- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

 Nga Komiteti për imunizim thonë se dozat e para do të jenë me përparësi për kategoritë e rrezikuara dhe personelin mjekësor, të cilët janë në vijën e parë të frontit me virusin korona. Kryetarja e këtij komiteti Aleksandra Grozdanova tha se edhe pacientët që tanimë janë shëruar nga ky virus do të mund të vaksiohen, për gjithmonë në bazë të vullnetit të tyre.

 Duhet të kemi parasysh se do të ketë listë me prioritet siç janë personlei mjekësor i ekspozuar direkt në kovid qendra, ata që i trajtojnë pacientët, mikrobiologët nëpër laboratorë. Si dhe të sëmurët kronik që do të kenë prioritet siç janë rastet me sëmundje kardi vaskulare, ata me sëmundje të frymëmarrjes dhe me sëmundje malinje, si dhe pacientët e moshuar- pohoi Aleksandra Grozdanova, Kryetare Komitetit për imunizim.

 

 Përveç tyre, MSH ka bërë kërkesë për të lidhur marrëveshje të drejtpërdrejta me dy kompanitë botërore AstraZenica dhe Pfizer që tani më kanë zbuluar vaksinë anti-kovid. Mundësia e tretë është që vendi ynë të sigurojë doza shtesë përmes Ambasadës së Polonisë dhe Ambasadës së Greqisë, të cilat iu premtuan autoriteteve tona se do t’ju ndajnë një pjesë të caktuar nga 100 milion vaksinat e siguruara nga BE-ja për shtetet evropiane që nuk janë pjesë e BE-së.

 Përgatiti: Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button