Vaksina e dytë ruse kundër koronavirusit rezulton efektive 100%

Vaksina e dytë ruse kundër koronavirusit, EpiVakCorona është efektive 100%. Në këtë përfundim kanë dalë testimet e kryera për këtë vaksinë.

Shërbimi rus i Shëndetit të Njeriut dhe Mbrojtja e Konsumatorit (Rospotrebnadzor), njoftoi se: “Sipas rezultateve të marra në fazën e parë dhe të dytë të provave klinike, efikasiteti i vaksinës EpiVakCorona në imunitet është në nivelin 100%”.

Vaksina EpiVakCorona, e zhvilluar nga Qendra e Shkencave Vektor. Ajo është vaksina e dytë Covid-19 e regjistruar në Rusi pas Sputnik-V. /abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button