Vaksina e Oksfordit kundër koronavirusit është “plotësisht efikase”, thonë hulumtuesit

Siç transmeton “Deily Mail”, hulumtuesit në fazën e hershme të kërkimeve kanë vërtetuar se vaksina në mënyrë të sigurt ka formuar përgjigje imunologjike të organizmit ndaj koronavirusit, transmeton Alsat.

Në ekip nga Universiteti i Bristollit ka zbuluar se vaksina i jep “udhëzime” organizmit për Covid proteinën, të cilën qelizat e kopjojnë me mijra herë më shpejtë dhe në sasi të mëdha. Kjo do të thotë se në këso rastesh, sistemi imunologjik është në gjendje të njeh virusin dhe të luftojë kundër tij, pa u infektuar me Covid-19.

D-r Dejvid Metjuz, nga Fakulteti për Mjekësi Molekulare në Bristol, i cili po udhëheq me hulumtimin thotë: Deri tani, teknologjia nuk ka pasur mundësi të jep përgjigje me kaq qartësi, por tani e dimë se vaksina bën gjithçka çfarë pritej, dhe kjo është lajm i mirë në luftën tonë kundër sëmundjes.

Rezultatet e studimit u publikuan pasi, Sir Patrick Valens, këshilltari kryesor shkencor, vlerësoi më parë se përdorimi i gjerë i vaksinës Covid-19 nuk kishte gjasa të ndodhte para vitit të ardhshëm, edhe nëse “disa doza” mund të jenë në dispozicion para Krishtlindjeve.

Gjatë një konference për shtyp në Downing Street, Sir Patrick Valens tha:

“Gjërat po shkojnë mirë, kemi vaksinë që prodhon përgjigje imuneitare, por jemi në fazën e provave klinike, ne duhet të shohim disa të dhëna konkrete deri në fund të këtij viti, por unë mbetem i mendimit se para pranverës së vitit të ardhshëm nuk do të kemi mundësi për përdorim të gjerë të vaksinës”.

Këshilltari kryesor shkencor i Mbretërisë së Bashkuar vlerëson se Covid-19 nuk do të zhduket kurrë dhe se vaksina nuk do të parandalojë plotësisht dhe menjëherë përhapjen e virusit.

Sir Patrick tha se pritet që virusi të bëhet si gripi dhe të shkaktojë epidemi çdo vit, duke shtuar se ministrat dhe ekspertët duhet të ndalojnë së bërëi “shumë premtime” dhe të jenë realistë për mundësinë e një vaksine.

 

LEXO EDHE:

Back to top button