Vaksinat po “zbehin lidhjen” mes infektimeve me koronavirus dhe vdekjeve

Të dhëna të fuqishme tregojnë se programi i vaksinimit në Mbretëri të Bashkuar është duke zbehur lidhjen në mes rasteve të infektimit me koronavirus dhe vdekjeve, kanë thënë shkencëtarët që kanë vëzhguar pandeminë.

- Advertisment -

Një studim ka zbuluar se shkalla e infektimit ka rënë prej muajit shkurt, para se të riniste rritja.

Kjo e dhënë është edhe për faktin se njerëzit kanë nisur të qëndrojnë më shumë së bashku, mirëpo numri i vdekjeve nuk ka ndjekur ritmin e njëjtë.

Një gjë e tillë nuk ishte vërejtur para muajit janar, kur sapo kishte nisur procesi i vaksinimit.

Hulumtimi, i kërkuar nga Qeveria britanike dhe i udhëhequr nga Kolegji Imperial i Londrës, është i bazuar në mostrat e marra në 140,000 persona, të cilët përfaqësojnë popullsinë e Britanisë së Madhe.

Në mesin e atyre personave, të cilët janë testuar për koronavirus në periudhën 11-30 mars, 227 kanë rezultuar pozitivë, apo një në 500 persona.

Te personat e moshave mbi 65-vjeçare, shkalla e infektimit ka qenë përgjysmë më e vogël, pasi 1 në 1,000 persona ka dalë pozitiv.

Sipas shkencëtarëve, uljet janë rezultat i vaksinimit.

Deri më tani, autoritetet britanike kanë vaksinuar plotësisht më shumë se 5.6 milionë persona, derisa 31.7 milionë të tjerë, kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

LEXO EDHE:

Back to top button