Zaev pret që gjatë këtij muaji të arrijnë 300 mijë vaksina kundër Covid-19

Pritjet e kryeministrit Zoran Zaev janë që gjatë këtij muaji në vend të mbërrijnë rreth 300,000 doza të vaksinave kundër Cvoid-19, vaksina nga prodhues të ndryshëm. Siç tha ai, nuk ka datë të saktë të dorëzimit, sepse kjo varen nga pala që bën dërgesën.

“Presim që të arrijë dërgesa e parë nga Pfizer, me të cilën kemi kontratë për 800,000 vaksina, presim që të mbërrijë dërgesa e dytë nga mekanizmi COVAX, që është garantuar për muajin prillin, presim të vijnë edhe 200,000 mijë vaksina nga Kina si dhe një sasi të konsiderueshme të vaksinave ruse Sputnik”, tha Zaev.

LEXO EDHE:

Back to top button