Vaksinim ose testim i përjavshëm për punonjësit e qytetit të Nju Jorkut

Qyteti i Nju Jorkut do t’u kërkojë të gjithë punonjësve të bashkisë, përfshirë mësuesit dhe punonjësit e policisë, të vaksinohen kundër koronavirusit deri në mes të shtatorit ose të përballen me testimin e përjavshëm, njoftoi të hënën kryebashkiaku Bill de Blasio.

Rreth 340,000 punonjës të qytetit pritet të preken nga rregulli. Qyteti i Nju Jorkut është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në SHBA që ndërmerr një veprim të tillë. Ndërsa vaksinimi nuk është i detyrueshëm, asnjë punonjës i sektorit publik nuk do të detyrohet të imunizohet. Zyrtarët shpresojnë që rregullat e reja për testimin çdo javë do të bindin shumë njerëz që të kapërcejnë ngurrimin për t’u vaksinuar.

“Ka të bëjë me rikthimin në normalitet. Kjo ka të bëjë me rikthimin e Qytetin e Nju Jorkut aty ku ka qënë. Ka të bëjë me sigurimin e nju jorkezëve”, tha zoti de Blasio.

LEXO EDHE:

Back to top button