Vaksionohet Nejmar dhe inkuarajon të tjerët
Futbollisti i Paris Sen Zhermenit, Neymar Jr. ka marrë vaksinën kundër “COVID-19”. Nejmar ka bërë të ditur përmes një video në rrjetin e tij social “Instagram” se ai ka marrë vaksinën kundër “COVID-19”.
“Shpresoj që e gjitha të rikthehet në normalitet sa më shpejtë që është e mundur dhe jo vetëm në vendin tim, por në të gjithë botën, të jetë mundësia e vaksinimit. Pas shumë pritjeve erdhi radha ime, çfarë lumturie. Bashkë me shpresën që e gjithë bota do të mund të vaksinohet kundër virusit”, përfundoi Nejmar Jr.







