Vala e të nxehtit përfshin vendin, temperaturat arrijnë deri në 37 gradë Celsius
Gazetar: Avni Tahiri
Termometri sot arriti deri në 37 gradë celsius, duke shënuar një nga ditët më të nxehta të këtij sezoni. Temperaturat e larta kanë dominuar gjithë vendin, ndërsa mjekët këshillojnë qytetarët që të shmangin ekspozimin e gjatë në diell. Ndër më të moshuarit që kishin dalë sot në mëngjes të kryejnë obligimet, takuam edhe një mjeke pensioniste e cila këshillon qytetarët se si të shmangin temperaturat e larta.
“Duhet të hidratohen, të hanë ushqime më të lehta, rroba me ngjyra të çelëta, të mbrohen në kohen më të nxehtë. Si do i kaloni ditët e pensionimit? Mirë, me organizim të mirë, të gjithë që do me konsultojnë do i ndihmoj dhe jam falënderuese që zgjohem çdo ditë. Pra puna juaj nuk përfundon me pensionimin? Jo. Do vazhdoni të ndihmoni njerëzit? Po, derisa të jem gjallë”, tha një qytetar.
“Dal jashtë, nuk qëndroj në shtëpi por dal në mëngjes dhe kthehem në mbrëmje. Ndodh rrallë që të rri në shtëpi. ndjehen më temperaturat? Është koha të jetë nxehtë pasi është verë. Konsumoni më shumë ujë apo lëngje? Po sigurisht diku dy litra ujë në ditë”, thotë një qytetar tjetër.
Sipas sinoptikëve edhe pse sot mot moti i nxehtë dhe temperaturat arritën deri në 37 gradë celsius, gjatë orëve të pasdites, kryesisht në pjesët veriperëndimore të vendit, pritet të ketë paqëndrueshmëri të motit të shoqëruar me reshje lokale shiu, bubullima dhe paraqitje të rrallë të breshrit.
“Duke filluar nga e hëna, pason një periudhë me mot pjesërisht të vranët dhe të paqëndrueshëm me reshje shiu, më të dendura të martën dhe të mërkurën. Proceset do të jenë në formën e stuhive afatshkurtra të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm, erë të përforcuar, bubullima dhe kushte për paraqitjen e breshrit. Do të fryjë erë mesatare, kryesisht nga drejtimi verior”, thanë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
• Nga e hëna, periudhë me mot pjesërisht të vranët
• Stuhie afatshkurtra me shi, erë e bubullima
Qytetarët këshillohen që të jenë vigjilentë dhe të kujdesshëm./Alsat.mk.








