VMRO-DPMNE: Pagat po rriten më shpejt, politikat ekonomike po japin rezultate
“Kur rritja e pagave të korrigjohet me rritjen e çmimeve, rritja reale e pagës mesatare është për rreth 11 për qind. Kjo nënkupton se pagat jo vetëm që e ndjekin rritjen e çmimeve, por rriten dukshëm më shpejtë dhe në mënyrë reale e rrisin fuqinë blerëse të qytetarëve. Rritja është prezentë në të gjithë sektorët kyç. Rritja më e madhe në terma absolutë është në komunikime, transport, magazinim dhe miniera. Rritja më e lartë në përqindje është në transport, aktivitete të pasurive të paluajtshme dhe arsim. Këto shifra konfirmojnë se politikat ekonomike po japin rezultate dhe se të ardhurat e punonjësve po rriten”, deklaroi Bojan Stojanoski, VMRO-DPMNE./Alsat.mk.








