Valdrin Sahiti do të bëhet baba për herë të dytë dhe këtë e zbuloi duke i uruar ditëlindjen bashkëshortes

Në 2018-tën Valdrin Sahiti u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Edita Ramadani, lindi një vajzë bukuroshe, Bella, që i ka zbukuruar jetën çiftit të famshëm. Bella është personi më i rëndësishëm në familje dhe duket se shumë shpejt do të marrë rolin e motrës së madhe.

Ditën e sotme bashkëshortja e stilistit të njohur feston ditëlindjen dhe me këtë rast ai ka ndarë lajmin se ata do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. Valdrini ka ndarë në rrjete sociale një foto me Editën dhe vajzën e tyre dhe ka treguar se edhe për pak muaj do të bëhen 4.

“Urime ditëlindja për dashurinë tonë të jetës… faleminderit që na don e na duron të dyve çdo ditë, me kërkesa e ankesa… e falemindert shumë që kësaj fotografie shpejt ki me ja shtu dhe një bebe. Dashnia 100”, ka shkruar Sahiti.

Menjëherë pas postimet nuk kanë munguar urimet për Editën dhe për bebushin e ri që do të vijë në jetë. Kujtojmë se në vitin 2017-të, Valdrin Sahiti kurorërzoi dashurinë me martesë me Editën, me të cilën kishte 7 vite që bashkëjetonte. Ata u përfolën gjatë për martesën e tyre, pasi nuk ishte tipike si dasmat shqiptare. Edita dhe Valdrini kishin të ftuar vetëm 8 persona në dasmë, diçka që i habiti jo pak njerëzit. Stilisti tregoi se në fakt ai nuk dëshironte të bënte një dasmë të mirë filltë, por diçka simbolike për të festuar me njerëzit më të afërt.

“Isha në një moment të jetës ku sapo kuptova që po vjen Bella në jetë dhe doja të gëzoja gjithçka me Editën dhe me një rreth shumë të ngushtë. Thashë OK, nuk po e kurorëzoj këtë lidhje 10-vjeçare thjesht pa asgjë, por po bëjmë diçka shumë simbolike, po shkojmë në Las Vegas, ku isha me vëllezërit dhe shokun e ngushtë. U kënaqëm shumë. 2 javë bëmë pushime në Los Angeles, Las Vegas, Neë York”, ka treguar Valdrini.

LEXO EDHE:

Back to top button