Valë deri në 35 metra të larta! – Një vend ku nuk do të doni të qëndroni pranë bregut

Nazaré është emri i një qyteti dhe bashkie në bregdetin perëndimor të Portugalisë në rajonin Oeste. Vendasit e përshkruajnë atë si një vend idilik dhe të qetë për pushime të këndshme.

Komunitetet turistike e promovojnë atë si një nga qytetet me plazhet më të bukura me rërë në këtë vend evropian, por edhe si një vend që është veçanërisht i popullarizuar në mesin e adhuruesve të sporteve ekstreme ujore. Konkretisht, surfistët e dashuruar pas valëve të larta.

 

Për shkak të vendndodhjes së saj specifike përgjatë Oqeanit Atlantik, Nazaré krenohet me valë vërtet spektakolare, disa dhjetëra metra të larta. Për shembull, surferi portugez Hugo Vau hipi mbi një valë të njohur si “Big Momma”, e cila ishte e lartë deri në 35 metra.

Sekreti i valëve

Sekreti i valëve të mëdha qëndron nën sipërfaqe. “Përbindëshat e natyrës” (siç i quajnë surfistët) janë krijuar nga Canhao da Nazaré, një kanion i madh nënujor me thellësi 200 metra. Kur vala godet kanionin, ai ndahet në dy pjesë.

Njëra gjysmë shkon drejt pjesës më të cekët të bregdetit, dhe gjysma tjetër drejtohet nga kanioni drejt murit të tij, duke e shtyrë atë lart dhe duke krijuar kulla gjigante uji.

Sezoni i dallgëve të mëdha zgjat nga tetori deri në mars, dhe vendi më i mirë për të parë dallgët është fari i Fortesës së São Miguel Arcanjo, mbi Praia de Norte, ku mblidhen turma të mëdha njerëzish gjatë garave. Kur valët ngrihen, zyrtarët e qytetit këshillojnë të qëndroni larg bregut për arsye sigurie. Por prapëseprapë, shumë e kanë të vështirë t’i rezistojnë thirrjes së oqeanit.

LEXO EDHE:

Back to top button