Valë të nxehti në Europë, rekorde të reja në fillim të korrikut
Edhe pse korriku sapo ka filluar, Europa ka përjetuar tashmë dy valë të forta të të nxehtit, të cilat kanë thyer rekorde dhe konsiderohen si një tregues i qartë i klimës së re që po krijohet nga ndryshimet klimatike. Një fushatë zbritjesh në një rrjet supermarketesh ne Francë shkaktoi skena kaotike në disa pika shitjeje, veçanërisht në rajonin e Parisit, teksa vendi po përballet me temperatura ekstreme.
Ofertat për ventilatorë dhe pajisje portative të ajrit të kondicionuar tërhoqën një numër të jashtëzakonshëm blerësish, duke krijuar turma të mëdha dhe situata të pakontrollueshme. Deri në hapjen e dyqanit, radha kishte mbërritur në rreth 300 deri në 400 persona, ndërsa të gjitha produktet në ofertë u shitën brenda më pak se një ore. Fluksi i madh i njerëzve u shoqërua me shtyrje, rrëzime dhe momente paniku brenda dyqanit, duke detyruar autoritetet të ndërhyjnë.








