Valencia dhe Nanti, sigurojnë finalet e Kupës

" "

Skuadra e Valencia-s është finalistja e parë e “Copa del Rey” 2021/22, pasi mundi Atletik Bilbaon në “Mestalja” me rezultatin 1-0. Goli i Guedes në minutën e 43-të ishte vendimtar, andaj skuadra andaluziane shkon ne finale. Kujtojmë se ndeshja e parë në stadiumin “San Mamés” përfundoi me rezultat 1-1. Skuadra e Pepe Bordalas do ta shoh në aktin final të turneut ndaj fituesit të Betis-Rajo Valejkano, ndeshje që do të luhet të enjtën në mbrëmje dhe e cila pa Betis të fitojë ndeshjen e pare me rezultat 2-1.

 

Në Francë, skuadra e Nantit siguroi kualifikimin në finalen e “Coupe de France”. Sukses i skuadrës së Antoine Kombouare ndaj Monakos në gjysmëfinale. Ndeshja u mbyll me rezultat 2-2 pas 90′, ndërsa penalltitë vendimtare që dënojnë ekipin e Principates ishin nga Ben Jeder dhe Tçouameni. “Kanarinët” do te luajne aktin final të turneut ndaj skuadrës së Nicë-s.

 

Në Gjermani, janë mësuar dyshet e çerekfinaleve të Kupës së Gjermanisë me kualifikimin e Frajburgut, duke fituar 1-2 në fushën e Bohumit. Goli i Sallait ishte vendimtar në minutën e 120-të, pasi koha e rregullt përfundoi 1-1. Skuadra e Kristian Streih bashkohet me Union Berlinin, Lajcigun dhe Hamburgun. Të dielën në orën 19:15 hidhet shorti për gjysmëfinalet.

LEXO EDHE:

Back to top button