Valencia kërkon që të shtyhet sfida e Kupës së Spanjës

Ditë më parë në Spanjë ka pasur përmbytje të mëdha më saktësisht në rajoinin e Valencias. Skuadra e futbollit “Valencia”, ka kërkuar që të shtyhet përsëri ndeshja e Kupës së Mbretit ndaj Parla Eskuelas, që fillimisht ishte caktuar për datën 30 tetor, por u shtye për datën 6 nëntor.

Përveç kësaj ndeshje, janë shtyrë edhe ndeshjet tjera si: Pontevedra-Levante, Kserez-Seuta, Çlklana-Osasuna, Ejea-Herkules, Manises-Getafe dhe Jove Español-Real Sociedad.

Klubi ka lëshuar një deklaratë lidhur me këtë çështje në platformën “X” Kujtojmë se në këtë tragjedi, ka pasur 217 viktima mes tyre edhe ish-lojtari i grupmoshave të Valencias, Jose Castillejo./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button