Valentino Rosi nis sfidën për titullin kampion

Është prezantuar motori “Yamaha Petronas”, motori satelit i skuadrës “Yamaha”, ku këtë sezon do të garojë ikona italiane e Moto GP, Valentino Rossi. Ai do të ketë si shok skuadre patriotin e tij Franco Mordibelli, një dyshe që synon një paraqitje të mirë këtë sezon.

 

 

“Viti 2021 do të jetë një sfidë e re për mua. Objektivi im është të paraqitem mirë edhe me motorin satelit të Yamaha. Jam i lumtur për këtë aventurë të re dhe mezi pres të shoh veten në testet dimërore. Më pëlqejnë shumë ngjyrat e motorit të ri”, tha në fillim Rosi.

 

Piloti italian kërkon që të jetë kompetitiv në sezonin e ri dhe beson se do të jetë një sfidë argëtuese.

 

“Dua të dueloj për të fituar garën e Botërorin, të ngjitem sa më shpesh në podium, të jem kompetitiv dhe ta mbyll këtë sezon sa më mirë të jetë e mundur. Vitet e fundit, motori Petronas ka qenë shumë kompetitiv, ndaj do të jetë një sfidë argëtuese”, u shpreh Rosi.

LEXO EDHE:

Back to top button