Van Dajk zbuloi se çka u ka thënë trajneri Klop në zhveshtore

Mbrojtësi holandez i Liverpullit, Virxhil Van Dajk, zbuloi se çfarë u tha trajneri Jurgen Klop pas përfundimit të pjesës së parë, pasi “Të Kuqtë” ishin në disvantazh 0-2 pas 45 minutave të para.

“Ai thjesht na tha, luani në mënyrën e Liverpullit. Luaj si ke bërë gjatë gjithë sezonit. Merrni topin, bëni shumë lëvizje në hapësirë, por edhe pas vijës së fundit. Me shpejtësinë duhet t’i përziejmë. Thjesht duhej të tregonim se sa shumë e duam këtë finale. Ne luajtëm në mënyrë të pabesueshme pjesën e dytë. Ne e morëm topin shpejt, lëvizëm shpejt dhe bëmë detyrën për kundërshtarin. Merituam gjithçka me atë që u shfaq në pjesën e dytë”, tha Van Dijk.

Liverpulli bëri një kthesë gjigante në 12 minuta në pjesën e dytë për të siguruar finalen në Paris, në fund të muajit, në betejën për kurorën e shtatë të Ligës së Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button