“Vanja” mbrojtja/ Alibi për kohën e vrasjes

“Vanja” mbrojtja/ Alibi për kohën e vrasjes

Me paraqitjen e fletëpagesës nga një bankë në Shkup, avokatët e të akuzuarit të parë Lupço Palevski, në seancën e sotme për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, tentuan t’i paraqesin klientit të tyre alibi për kohën e vrasjes së Vanjës.

Palevski dhe avokatët e tij mbrojtës pretendojnë se gjatë rrëmbimit dhe vrasjes, ai ka qenë në një bankë, ku ka pritur për një kohë të gjatë për të bërë pagesë. Mbrojtja kërkoi që gjykata të sigurojë video-incizim nga banka për të mbështetur këto pretendime ndërsa gjykatësi Ivica Stefanovski e pranoi kërkesën.

Në seancën e sotme ka dëshmuar edhe dëshmitari i mbrojtjes, polic nga SPB Veles, i cili në deklaratën e tij tha se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit Bore Videvski janë gjetur armë dhe municione, por jo edhe arma për të cilën ai ka pasur leje.

LEXO EDHE:

Back to top button