Vankuver: Fluturimet anulohen për shkak të stuhisë së dimrit

Vankuver: Fluturimet anulohen për shkak të stuhisë së dimrit

Për shkak të një stuhie dimërore të shoqëruar me borë të madhe, temperatura të ulëta dhe ulje të dukshmërisë në perëndim të Kanadasë, aeroporti ndërkombëtar në Vankuver pezulloi përkohësisht sot të gjitha fluturimet hyrëse dhe anuloi nisjet e planifikuara për orët e hershme të mëngjesit.

Për shkak të një sistemi me presion të ulët nga Oqeani Paqësor i kombinuar me ajrin shumë të ftohtë arktik mbi Kolumbinë Britanike shkaktoi uljen e temperaturës së ajrit dhe gjatë natës së kaluar në pjesët perëndimore të kësaj province kanadeze ranë 25 centimetra borë, njoftoi shërbimi meteorologjik kanadez, Environment Canada.

Një deklaratë nga aeroporti i Vankuverit tha se ndërprerja në trafikun ajror ishte për shkak të anulimeve ose vonesave të fluturimeve për shkak të stuhisë.

Të dhënat nga faqja e internetit për gjurmimin e linjës ajrore Flytaver tregojnë se gjithsej 130 fluturime janë anuluar dhe 38 janë vonuar.

LEXO EDHE:

Back to top button