Vapa evropiane shkon drejt veriut

Vapa evropiane shkon drejt veriut

Evropa perëndimore përballet me temperatura më të larta të martën, ndërsa një valë e egër e të nxehtit po shkon drejt veriut.

Mbretëria e Bashkuar arriti temperaturën e saj më të lartë ndonjëherë prej 40.2 gradë Celsius, sipas shifrave të përkohshme të Met Office, dhe sinoptikanët paralajmëruan se temperaturat ishin ende në rritje.

Paralajmërimet për të nxehti ekstreme u lëshuan në Francë, ndërsa Spanja veriore pati temperatura prej 43 gradë Celsius të hënën.

Zjarret vdekjeprurëse në Francë, Portugali, Spanjë dhe Greqi kanë detyruar mijëra njerëz të evakuojnë shtëpitë e tyre.

Dy persona u vranë nga zjarret në pyjet në rajonin veriperëndimor të Zamora të Spanjës dhe trenat në zonë u ndaluan për shkak të zjarrit pranë shinave. Një çift i moshuar humbi jetën teksa po përpiqej t’i shpëtonte zjarreve në veri të Portugalisë.

Disa pjesë të Francës panë ditët e tyre më të nxehta ndonjëherë me qytetin perëndimor të Nantes që regjistroi 42 gradë Celsius, tha zyra kombëtare e motit.

LEXO EDHE:

Back to top button