Vapa vazhdon, temperaturat arrijnë deri në 40 gradë
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima afatshkurtra. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin 14 deri në 24 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 32 deri në 40 gradë.
Në Shkup, me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 22 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë në 40 gradë.








