" "
Sipas mediave angleze, Rafael Varan pritet ta kompletojë së shpejti transferimin në Angli te Man. Junajted. Blerja e mbrojtësit ‘Djajve të Kuq’ pritet tu kushtojë rreth 50 milionë euro, ndërsa futbollisti do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare me pagë 12 milionë euro në sezon.
Kanë mbetur edhe disa detaje dhe marrëveshja totale mes dy klubeve për francezin do të arrihet gjatë ditëve në vijim.
Junajtedi tashmë kanë siguruar shërbimet e Xhadon Sanços dhe Varan, pritet të jetë transferimi i dytë në “Old Trafford” gjatë afatit kalimtar të verës.








