Varheј: Procesi i zgjerimit do të përshpejtohet, por reformat duhet të përmbushen

Varheј: Procesi i zgjerimit do të përshpejtohet, por reformat duhet të përmbushen

Gazetar: Lluka Andreev

Ky vit do të jetë vendimtar për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, theksoi komisioneri evropian Oliver Varhej. Ai tha se po vijnë ndryshime që do të çojnë në një mënyrë më efikase të zgjerimit të Bashkimit, por nuk dha detaje se cili do të jetë plani i ri i Brukselit. Varhej theksoi se kohët kanë ndryshuar dhe zgjerimi do të përshpejtohet për shkak të luftës në Ukrainë.

“Shpresoj se këtë vit do të miratohen zgjidhje të paprecedentë, do të jenë zgjidhje për të përshpejtuar procesin e zgjerimit. Edhe për ato shtete anëtare që nuk e kanë ende këtë si prioritet në agjendën e tyre, tani do të jetë prioritet për ta, sepse edhe zgjerimi do të jetë prioritet në agjendën e takimeve të liderëve”, deklaroi Oliver Varhej – Komisioner Evropian për Zgjerim.

Megjithatë, Komisioneri Evropian urdhëroi vendet aspirante që të punojnë fort për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, pasi siç shtoi ai, vendet anëtare nuk duan surpriza në këtë fushë. Varhej e tha këtë në forumin “BE – Ballkani Perëndimor”, i cili po mbahet në Sofje. Ambasadorja e Maqedonisë në Bullgari, Agneza Rusi Popovska, i bëri thirrje Brukselit që sa më shumë që të jetë e mundur t’i përfshijë vendet e rajonit në procesin e vendimmarrjes, sepse kjo do të çojë në integrim më efektiv para anëtarësimit në Union.

Ministri bullgar i Punëve të Jashtme Ivan Kondov, nga ana tjetër, tha se në vendet e Ballkanit Perëndimor ka sfida që e vështirësojnë që zgjerimi të jetë i lartë në agjendën e BE-së.

“Ka propagandë dhe dezinformata të përhapura kundër Bashkimit Evropian. Kjo është arsyeja pse ne duhet të mbështesim lirinë e medias, të drejtat e njeriut, duhet të luftojmë gjuhën e urrejtjes dhe rastet e shkaktuara nga urrejtja. Ka shembuj të tillë në Maqedoninë e Veriut, ku bullgarët po përballen me masa dhe sulme të ndryshme”, tha Ivan Kondov – Ministër i Punëve të Jashtme i Bullgarisë.

Ish-shefi i diplomacisë bullgare, Solomon Pasi, i cili është një nga organizatorët e forumit, theksoi se zgjerimi duhet të përshpejtohet, sepse problemet mes Maqedonisë e Bullgarisë si dhe Greqisë e Turqisë janë të rëndësishme në raport ndaj, siç thotë ai, rrezikut të madh për Bashkimin që vjen nga Rusia dhe Kina. /Alsat.mk

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button