Varhej do të qëndrojë për vizitë në Sofje e Shkup – A do të zbuten tensionet e krijuara së fundmi tek të dyja palët?

Varhej do të qëndrojë për vizitë në Sofje e Shkup – A do të zbuten tensionet e krijuara së fundmi tek të dyja palët?

Gazetar: Adrian Kerimi

Eurokomisioneri për zgjerim, Oliver Varhej të martën do të ndalet për vizitë zyrtare në Sofje në kuadër të forumit “BE-ja takon Ballkanin”, shkruan Alsat.

Sipas njoftimit nga Komisioni Evropian, Varhej do të takohet me presidentin bullgar, Rumen Radev, kryeministrin Kirill Petkov dhe ministren e jashtme, Teodora Gençovska.

Pas vizitës dhe takimeve në Sofje, Varheji pritet të me ministrin e jashtëm Osmani do të udhëtojnë në Shkup. Agjenda e komisionerit për zgjerim akoma nuk është bërë e ditur. Vizita e Varhejit vjen pak ditë pasi Shkupi dhe Sofja ashpërsuan qëndrimet mbi figurën e “Vanço Mihajllov” dhe paralajmërimeve të nënpresidentes bullgare për shtimin e kushteve për heqjen e vetos.

Ditë më parë kryeministri bullgar, Kiril Petkov deklaroi se çështja e bullgarëve në kushtetutë mund të përfshihet edhe në gjatë hapjes së kapitujve pasi sipas tij në këtë mënyrë BE-ja do të angazhohet drejtpërdrejtë për të drejtat e bullgarëve.

Petkov tha se Shkupi mund të jetë pjesë e BE-së së paku vetëm pas 10 viteve, ndërsa deri atëherë do të duhet të shndërrohet në vend Evropian. Kërkesat e palës bullgare, lideri i opozitës Hristijan Mickoski i cilësoi si kërkesa me qëllim asimilimin e popullit maqedonas.

Tensionet mes dy vendeve u ngritën pas hapjes së klubit kulturor në Manastir me emrin “Vanço Mihajlov”. Shtypi ditor në Bullgari sot i ka kushtuar një artikull figurës së “Vanço Mihajllov” duke vendosur në faqen e parë titullin “Vanço refuzoi Hitlerin për të udhëhequr Maqedoninë”. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button