Varheji kërkon marrëveshje në qershor, Petkov me tri kërkesa në Shkup

Varheji kërkon marrëveshje në qershor, Petkov me tri kërkesa në Shkup

Dua të sqaroj se Bullgaria ka tre kërkesa të qarta për çështjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Respektimi i qëndrimit kornizë të miratuar nga Parlamenti bullgar, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe së treti zbatimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, tha kryeministri bullgar Kiril Petkov pas takimit me komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhei.

“E thjeshtë dhe e qartë. Këto ishin bisedat tona me Komisionerin Evropian edhe më parë edhe tani, për të cilat e falënderoj”, tha Petkov.

Varheji, nga ana tjetër, siç raporton BGNES, ka vlerësuar se ende nuk ka zgjidhje për mosmarrëveshjen dhe se është shumë frustruese për BE-në, sepse procesi i anëtarësimit nuk mund të vazhdojë.

“Unë jam ende në pritje të mbështetjes nga Bullgaria dhe po punojmë për këtë me të gjitha këto bisedime që kam pasur këtu në Sofje, dhe rregullisht në Shkup, që përfundimisht të qartësohet dhe forcohet perspektiva evropiane për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ne dëshirojmë që në qershor të arrihet një marrëveshje, kështu që sot në mëngjes do të takohem me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm dhe do të takohem edhe me presidentin”, shtoi Varheji.

LEXO EDHE:

Back to top button