Varhey: Ka një ngecje të plotë në Sofje

Varhey: Ka një ngecje të plotë në Sofje

Komisioneri i BE-së për zgjerim, Oliver Varhey, sot pasdite tha se bisedohet për kornizë negociuese me Maqedoninë e Veriut, njofton MIA nga Brukseli.

I pyetur nga korrespodenti i MIA-s nëse Komisioni Evropian do të garantojë se korniza finale negociuese ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut nuk do të shkelë vlerat, rregullat dhe parimet e BE-së, eurokomisioneri Varhey tha se nuk flitet fare për kornizë negociuese.

“Nuk kam njohuri për ndonjë kornizë negociuese, e di që ka një ngërç të plotë në Sofje, kaloj pothuajse çdo të martë në atë vend, pa rezultat, është e dukshme që politika e brendshme është e aftë të dëmtojë kredibilitetin e BE-së, atje. Nuk ka kornizë negociuese në këtë moment”, tha Varhey.

Megjithatë komisioneri për Zgjerim i BE-së më pas shtoi se shpreson që pas disa ditësh të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Nuk ka arsye për të pritur për shkak të çështjeve të brendshme politike në Bullgari, shpresoj se po flasim për ditë, jo për muaj apo vite kur bëhet fjalë për konferencat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Oliver Varhey, duke u përgjigjur pyetjes nëse negociatat e Ukrainës dhe Moldavisë mund të fillojnë përpara Shkupit dhe Tiranës, pasi të dy vendet morën sot rekomandimin për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

LEXO EDHE:

Back to top button