Varholm, nuk njeh disfatën plot 3 vite në 400 metra!

Kampioni olimpik dhe kampioni i botës në 400 metra me pengesa, Karsten Varhollm, është fitues i trofeut kryesor në këtë disiplinë për vitin 2021 në Ligën e Diamantit. Norvegjezi trumfoi në Cyrih, me kohë 47.35 sekonda, duke lënë pas Alison dos Santos nga Brazili me kohë 47.81 sekonda. Në vendin e tretë u ndal Kajron Mekmaster me kohë 48.24 sekonda.

Në konkurencën e femrave, Femke Boll ishte më e shpejtë në 400 metra me pengesë, duke vendosur rekord të ri të turneut në Cyrih, me kohë 52.80 sekonda. Podiumi u kompletua nga Shamier Litll dhe Ana Rizhikova.

LEXO EDHE:

Back to top button