Vazhdojnë kontrollet e shtuara në trafik, sanksionohen 226 vozitës në Komunën Qendër

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (23.12.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Komunës Qendër janë shqiptuar 226 gjoba dhe atë: 8 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 12 për makina të paregjistruara, 7 për makina teknikisht të parregullta, 26 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes. Janë shqiptuar edhe 14 gjoba për kalim në të kuqe në semafor, janë gjobitur edhe 7 këmbësorë dhe 15 gjoba të tjera për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Masat e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, njoftojnë nga MPB-ja, duke apeluar njëherit deri tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për siguri më të madhe.

LEXO EDHE:

Back to top button