Vazhdojnë luftimet në Bahmut, Zelenski viziton trupat në vijën e frontit

Vazhdojnë luftimet në Bahmut, Zelenski viziton trupat në vijën e frontit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vizituar trupat në vijën e frontit në rajonin e Donjeckut, pas raportimeve se luftimet përreth rajonit rus të Belgorodit vazhduan, një ditë pasi luftëtarë të armatosur nga Ukraina kryen një sulm ndërkufitar. Pas këtij sulmi, Moska nisi një hetim për “terrorizëm”. Pas kthimit nga një vizitë jashtë vendit, Zelensky vizitoi trupat dhe ua uroi Ditën e forcave detare ukrainase. Ndërkaq, më herët gjatë të martës, ushtria ukrainase ka thënë se luftimet po vazhdojnë në dhe përreth Bahmutit, me forcat ukrainase që kanë zmbrapsur 30 sulme ruse në qytet ditën e kaluar. Forcat ruse lëshuan 20 sulme me raketa gjatë 24 orëve të fundit në rajonet Dnipropetrovsk, Zaporizhja dhe Harkiv, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në raportin e tij ditor më 23 maj, ndërsa alarmet për sulme ajrore u dëgjuan për orë të tëra. Rusia kreu gjithashtu 48 sulme ajrore duke përdorur dronë sulmues Shahed të prodhuar nga Irani dhe lëshoi 90 raketa në pozicionet e trupave ushtarake ukrainase dhe në zonat e populluara me civilë, tha ushtria ukrainase. Forcat ukrainase thanë se kanë bërë disa përparime në krahun verior dhe jugor të qytetit të Bahmutit, tha më 23 maj gjenerali Oleksandr Syrskiy, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button