Begaj për dialogun Kosovë-Serbi: Njohja reciproke, garanci për sigurinë

Begaj për dialogun Kosovë-Serbi: Njohja reciproke, garanci për sigurinë

Presidenti shqiptar Bajram Begaj takoi senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, të cilët po vizitojnë Shqipërinë në kuadër të një turi rajonal. Begaj ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, me ç’rast theksoi nevojën për një marrëveshje të detyrueshme ligjore të njohur ndërkombëtarisht. Ai përshëndeti vizitën e dy senatorëve amerikanë dhe vlerësoi vëmendjen dhe interesin në rritje të Kongresit amerikan për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Begaj, vlerësoi gjithashtu, marrëdhëniet e shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe nënvizoi, se për Shqipërinë e shqiptarët, Shtetet e Bashkuara mbeten partneri kryesor strategjik dhe miku e aleati më i madh i tyre. Dy senatorët amerikanë Kris Marfi dhe Geri Peters dje takuan presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button