Vazhdojnë luftimet për qytetin kyç lindor
Vazhdojnë luftimet për qytetin kyç lindor
Luftimet për ta pushtuar qytetin lindor Sievierodonetsk kanë vazhduar edhe të martën.
Trupat ruse dhe ato ukrainase u përballën në një betejë për qytetin kyq në marrjen në kontrollit të rajonit lindor të Donbasit.
Rusia ka pretenduar se e ka marrë nën kontroll këtë qytet.
Por janë demantuar nga autoritetet e Ukrainës, të cilët thanë se e kanë në kontroll qytetin, raporton Euronews.
E për ta përballur sulmin rus, Ukraina po kërkon më tepër armë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Gjermania janë zotuar që do ta furnizojnë Ukrainën me armë të avancuara.