Vazhdojnë punimet në “Pere Toshev”

Gazetar: Evi Shkopi 

Më 15 maj të këtij viti duhet të përfundojnë punimet në rrugën “ Pere Toshev” dhe  në 5 rrugë  të tjera që lidhen me të njëjtën. Pothuajse dy javë nga afati i parashikuar për përfundimin e punimeve, nga Komuna e Çairit thonë se tashmë ka mbetur që edhe 20 shtëpi të lidhen me sistemin e ri të kanalizimit dhe ujësjellësit. Parashikimet fillestare ishin se punimet do të realizoheshin më herët se afati i paraparë, shkruan Alsat.

“ Në fillimin e punimeve u potencua se do të jenë të nevojshëm 4 deri në 5 muaj për përfundim komplet të rrjetit të ujësjellësit dhe të kanalizimit të ujërave të zeza. Mirëpo jo gjithmonë planifikimi dhe projektimet paraprake janë të njëjta me ballafaqimin që ke në terren. Ajo që është me rëndësi që t’i informojmë qytetarët është se përfundimi total përfundimtarë i rrjetit të kanalizimit do të përfundojnë më 15 maj. 01:21 Ka rreth 20 shtëpi kanë mbetur të kyçen në rrjetin e kanalizimit”, tha  Fari Hiseni- zëdhënës i Komunës së Çairit.

Banorët, pavarësisht se i gëzohen faktit që këto rrugë po rikonstruohen, i bëjnë apel komunës që punimet të përfundojnë sa më shpejt, sepse në këtë lagje nuk ka zona të gjelbëruara, ndërsa në mot të thatë gjatë gjithë kohës ka pluhur.

“Ka që para zgjedhjeve. Ashtu më duket e kanë vënë tabelën lart.  Ja siç po e shikon vet, dy punëtorë, dy makineri, një shef.  domethënë 6 rrugë I kanë shkatërruar. As fëmijët s mund të dalin, as dritaret nuk mund t’i hapim, as dyert. Jo të sjellin rërë, por kanë sjell dhe.  I ka shkatërruar veturat. 01:33 Tubacioni I ujit ku e kanë lëshuar, kishte qenë I kalbur. – E pini këtë ujë? E Pinë gjithë rruga, unë jo”, tha një Banorë

“Edhe personat me nevoja të veçanta në këtë vend ecin me karroca elektrike. Domethënë pse t’i prishim karrocat elektrike në këtë rrugë. Eja ta bëjmë rrugën sa më shpejt  që t’u lehtësohet përditshmëria personave me nevoja të veçanta në Komunë  e Çairit”, tha Ertan Shakiri-banor

Nga Komuna e Çairit thonë se pas datës 15 kur të jenë kyçur në rrjetin e kanalizimit të gjitha shtëpitë, do të nisë edhe asfaltimi i rrugëve në fjalë. Nisja e punimeve në këtë zonë u shpall më 26 gusht të vitit të kaluar. Për realizimin e këtij projekti janë vënë në dispozicion rreth 1 milion euro. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button