Vazhdojnë të mbërrijnë mesazhe propagandistike në telefonat e qytetarëve

Qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, vazhdojnë t’u mbërrijnë mesazhe propagandistike në telefonat e tyre, raporton Alsat. Pas BDI-së ku në mesazhin e tyre shkruante “Koalicioni ASH-VMRO është tradhti kombëtare. Vota për Taravarin është votë për VMRO-në. Trego dinjitet dhe voto shqip. Voto 3”, këtë herë është radha e LSDM-së. Në mesazhin e tyre shkruan “Se duhet të votojmë më të mirën, për më të mirën për komunën tonë. Nuk do të lejojmë më bllokada etj.” Këto janë raste të paprecedente që nuk kanë ndodhur më parë në vendin tona./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button