Vazhdon gjykimi për “27 Prillin”, do të dëshmojnë 15 deputetë


Gjykimi për organizuesit e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend duhet të vazhdojë sot me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja e ish-spikerit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, pasi që seanca paraprake e mbajtur më 26 gusht përfundoi me prezantimin e dëshmive materiale.

Në sallën e gjykatës sot pritet të dëgjohen 15 deputetë, mes të cilëve Trajço Dimkov, Ivan Stroillkoviq, Ljupço Dimkovski, Lilljana Kuzmanovska, Dragan Danev, Pançe Minov, Bllagoja Despotovski dhe të tjerë.

Me propozim të ish-spikerit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, në seancën e fundit më 26 gusht u prezantua video material nga vazhdimi i mbledhjes konstituive të Kuvendit më 27 prill 2017.

Rasti ndodhet në procedurës dëshmuese dhe e udhëheqë gjykatësi Ilia Tërpkov.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe i Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Risdtovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski. Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

LEXO EDHE:

Back to top button