Vazhdon grumbullimi i ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Vazhdon grumbullimi i ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Pronari i një lokali në lagjen Taftalixhe në Shkup ka gjetur një mënyrë ndryshe për të ndihmuar popullin turk dhe atë sirian që në fillim të javës u goditën nga tërmete me fuqi të madhe shkatërruese.

Përshëndetje!
Përshëndetje!
Dua të porosis një espresso.
Të gjatë apo të shkurtër?
Të shkurtër.

Ju faleminderit!
Sa duhet të paguaj?
Nuk duhet të paguani asgjë. Mjafton të lajmëroheni në numrin 143 400.
Pra, kjo është një mënyrë që keni gjetur për t’i ndihmuar popullit turk dhe atij sirian?
Në aq mundemi. Ju aq mundeni. Një kafe. Dërgoni mesazhin, dhuroni 100 denarë. Pak apo shumë, t’u ndihmojmë atyre njerëzve që përballen me këtë fatkeqësi.
Në rregull tani do ta dërgojmë.

Pronari i Lokalit Sasha Shotarovski, thotë se nëna e tij ka përjetuar tërmetin në Shkup ndërsa ka qenë shtatzënë dhe tërmeti që goditi Sirinë dhe Turqinë i riktheu kujtimet e tmerrshme. Duke diskutuar për një mënyrë për të ndihmuar, vajza e Sashas, ka propozuar këtë ide. Kjo iniciativë do të zgjasë deri të shtunën.

“Nesër do të organizojmë festë të madhe, sepse të gjithë e shikuan se bëhet fjalë për diçka të ndershme, se nuk është diçka ku ka keqpërdorim. Nesër na vijnë miq, instrumentist dhe DJ. Të ketë sa më shumë njerëz. Ju apeloj ejani njerëz, pini kafe”, tha Sasha Shotarovski- pronar i lokalit.

Edhe moti sot ishte në favor të kësaj nisme. Klientët mbanin radhë për t’u ulur dhe për të pirë një kafe në ngrohtësinë e rrezeve të diellit në këtë muaj dimri.

“Është e shkëlqyer. Dikush më shumë, dikush më pak, me rëndësi të ndihmohet. Si aksion është i shkëlqyer.  Shkupi vet ka përjetuar katastrofë nga tërmeti dhe mendoj se është normale të reagojmë në këtë mënyrë dhe të ndihmojmë”, tha Sokol Markoski- klient.

“Për mendimin tim kjo është gjeniale. Në një mënyrë jemi mbledhur gjithë shoqëria. Të ndajmë dhembshuri me ata njerëz që i ka goditur kjo fatkeqësi. Të japim ato pak para, aq sa mundemi. Unë mendoj se në çdo kohë duhet të jepen mesazhe të tilla. Nëse duam të mbetemi njerëz, duhet në çdo kohë të ndiejmë dhembshuri për njëri tjetrin”, u shpreh një klientë.

“Unë gjithmonë them se humanizmi nuk është zgjedhje, por detyrim i çdo personi. T’i ndihmohet kujtdo në atë kohë kur ka nevojë, pa dallim feje, kombësie, dhe gjendjes politike në shtet. Andaj mendoj se kjo ide është e shkëlqyer”, theksoi Sllavko Mitevski- klient.

Të gjithë mund të ndihmojë dhe po e bëjnë këtë gjë. Dikush duke organizuar aktivitete për mbledhur rroba, batanije dhe mjete higjienike, të tjerë shesin krijimet e tyre artistike për të dhuruar më pas paratë, ndërsa disa mbledhin fonde. Populli turk dhe ai sirian tani kanë nevojë për çdo gjë, ndihma dhe lutje. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button