Vazhdon kaosi në transportin publik – Alsat sjellë telashet e qytetarëve, hipin në autobus e pastaj ai prishet!
Vazhdon kaosi në transportin publik – Alsat sjellë telashet e qytetarëve, hipin në autobus e pastaj ai prishet!

Gazetar: Avni Tahiri
“Ora shënon 7:36 minuta dhe kjo është gjendja që nga kjo orë e mëngjesit me të gjithë këto qytetarë të cilët presin për të shkuar në vendet e tyre të punës apo nxënësit të cilët janë të shumtë dhe janë vonuar për në shkollë”, raporton gazetari i Alsat, Avni Tahiri.
“Jam në ASUC. Sa larg e ke nga këtu? Shumë larg, me duhen dy autobusë që të arrij atje. Ja si është rrëmuja, autobusë nuk ka dhe tani duhet të shkoj në këmbë. Tani është ora 7:40 minuta dhe veç më je vonuar për në shkollë? Po, jam vonuar. Si do i bësh me arsye? Do i tregoj arsimtarit se jam vonuar, jam nga Vizbegu por ja nuk ka autobusë”, tha një nxënës.
“Ky është një tjetër autobus dhe gjendja thuajse është e ngjashme me të parin, shkaku i kësaj rrëmuje e cila është brenda disa qytetarë janë kthyer. Ndërsa ky është autobusi me numër 57 që tash më i mbylli dyert dhe ata që mundën të gjejnë vend gjeten ndërsa tjerët që mbeten këtu do të duhet të presin edhe disa orë për një autobus i cili do ti dërgojë në stacionet e tyre”, raporton gazetari i Alsat, Avni Tahiri.
Qytetarët dhe nxënësit që gjetën vend në autobusin e parë dhe që menduan se do të arrijnë me pak vonesë, gabuan, sepse vetëm pas 2 stacioneve autobusi i stërmbushur i NQP-se u prish.
“U prish? Po ashtu duket, nga stërngopkemi. Po tani çfarë do të bësh? Do vazhdojnë udhëtarët me diçka tjetër sepse rrugëdalje nuk ka, të zbresin gjysma e udhëtarëve sepse kështu nuk mund të vazhdojmë. Çfarë defekti ka? E ka lëshuar të gjithë ajrin dhe nuk mund të vazhdojmë shkaku se i bien frenat”, tha shoferi.
“Përsëri të takuam, Po përsëri u takuam, dhe tani do të presim 51 apo 60. Ky është prishur dhe tani? Po nuk do të vozisë, nuk vozitë”, tha një qytetare.
“Jam duke shkuar në spital që të marr udhëzim dhe të kthehem prapë. Tani do presësh tjetrin? Po, do të pres. Nëse nuk ka vend përsëri do të duhet të presësh? Po, përsëri do të pres, patjetër e kam të shkoj”, u shpreh një qytetare tjetër.
Kjo është gjendja reale me transportin publik në Shkup e cila kërkon zgjidhje sa më të shpejtë. Qytetarët tash më disa muaj përballen me këtë kaos për të kryer obligimet e tyre.
E që gjendja të jetë edhe më e vështirë, tash më disa ditë edhe transportuesit privat të NQP-së u rikthyen në orar të reduktuar shkaku i pagesës së ulët për kilometër./ Alsat.mk