Vazhdon procesi i ndarjes së vauçerëve për inverterë
Vazhdon procesi i ndarjes së vauçerëve për inverterë

Vazhdon procesi i ndarjes së vauçerëve për pajisje me klimat inverterë, shkruan Alsat.
Për dallim prej një dite më parë, ku në sallën sportive Boris Trajkovski kishte turma të mëdha të qytetarëve, sot situata është e qetë.
Qytetarët e anketuar nga Alsat thonë se kanë kryer punë shumë shpejtë dhe procesi po zhvillohet në rregull.
Ministria e Energjetikës, njoftoi se përskaj turmave të mëdha nëpër pikat ku janë shpërndarë vauçerët, procesi është zhvilluar pa ndërprerë, ndërsa që në ditën e parë janë ndarë rreth 80 përqind e vauçerëve në nivel shtetëror.
“Përfundova, jam I kënaqur, është mirë e organizuar nuk ka turma.
– A ishit dje, ose vetëm sot keni ardhur ?
-Jo dje e pash se kishte turma, megjithatë u informuam nga mediat se mundet edhe sot dhe kështu e shoh se është në rregull”, tha një qytetar.
“Në rregull ka qenë sot, më mirë nuk ka ku të shkojë.
-Nuk kam qenë dje, pa më ardh, më erdhi në telefon se mundet.
-domethënë deri dje Akoma nuk e kishit pranuar?
– Jo, jo, dje ma lëshuan dhe erdha e morra, se dje ka pas shumë turma, e patë edhe ju në television sa turma kishte”, u shpreh një qytetar tjetër.
“Dje, të ju them, e pash përmes televizionit, ishte e tmerrshme, shumë radhë, sot është super, shkon shumë shpejt, nuk ka probleme”, theksoi një qytetar./ Alsat.mk