Vazhdon të stabilizohet gjendja me Covid-19 në Maqedoni! Vërehet mungesa e vaksinave

Vetëm tre raste të reja me Kovid19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit nga gjithsej 1.325 testime të bëra. Një numër i ulët si ky, nuk ka figuruar në tabelën ditore të të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik që nga fillimi i pandemisë vitin e shkuar. Janë shëruar 45 pacientë ndërsa pesë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve.

Procesi i vaksinimit ndërkohë vazhdon të rrjedhë por me intensitet më të ulët. Si pasojë e mungesës së dozave të vaksinës, në shumicën e pikave të vaksinimit kryhet vetëm rivaksinim i atyre që kanë pranuar dozën e parë, ndërkohë në dispozicion për momentin janë më pak se pesë mijë vaksina për dozën e parë. Ministri i Shëndetësisë tha se janë në pritje të sasive shtesë të vaksinave.

Këtë javë duhet të arrijnë 70.000 vaksina. 50 mijë nga Bullgaria dhe 20.000 nga Greqia me shumë gjasa do jenë vaksina Astra&Zeneca ende nuk na e kanë konfirmuar llojin e vaksinës. Po ashtu i presim dhe vaksinat Pfizer të cilat vijnë rregullisht të hënave si dhe sasitë e mëdha të vaksinave kineze i presim për të cilat nuk kemi datë konkrete. Njoftimi ishte për fillim të Qershorit”, tha Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.

ALSAT vizitoi poliklinikën e Çairit e cila është edhe pikë vaksinimi për të parë rrjedhën e procesit.

“Jam për dozën e dytë, me Sinofarm ka qenë doza e parë sigurisht se dhe doza e dytë do jetë me të njejtën”.

“Jam për rivaksinim. Para 20 ditëve e pranova dozën e parë me Sinofarm”.

Për momentin jemi me dozën e dytë, me rivaksinim të Sinofarmit. 2:54 “ Deri të premten ishim edhe me Astra&Zeneca dozën e parë, ndërkaq që nga e premtja mbasdite mbaruam me Astra&Zeneca vazhduam me Sinofarm dozën e dytë dhe jemi në pritje të vaksinave të reja”, tha Albina Bektashi Qerimi, mjeke në Poliklinikën e Çairit – Shkup.

Numri i qytetarëve të vaksinuar deri më tash është 315.781 ndërkaq me dy doza janë vaksinuar 81.273 qytetarë. Përpos qytetarëve të cilët janë paraqitur në ueb faqen vakcinacija.mk paralelisht vaksinohen edhe personat me sëmundje të rralla, të sëmurët kronik si dhe të punësuarit në sektorin publik e që janë në rrezik më të lartë për tu infektuar nga Kovid 19.

 

Vjollca Aliti                                                                                

LEXO EDHE:

Back to top button