Vazhdon vala e të nxehtit, temperaturat sot deri në 39 gradë

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira lokale të pakta deri në mesatare, njofton Administrata Hidrometeorologjike.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi lindor. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 14 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 31 deri në 39 gradë.

Në Shkup pritet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të jetë 21 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 38 gradë Celsius.

LEXO EDHE:

Back to top button