Vdes Kenneth Starr, hetuesi i Bill Clinton

Vdes Kenneth Starr, hetuesi i Bill Clinton

Kenneth Starr, prokurori, hetimi i të cilit çoi në shkarkimin e ish-presidentit amerikan Bill Clinton, ka vdekur në moshën 76-vjeçare, thotë familja e tij.

Starr, një ish-gjyqtar dhe avokat i përgjithshëm i SHBA-së, vdiq në një spital të Hjustonit të martën për shkak të komplikimeve nga operacioni.

Si këshilltar i pavarur që hetonte Clintonin, Starr u bë një emër i njohur në të gjithë ShBA-në.

Kohët e fundit ai shërbeu në ekipin që mbrojti ish-presidentin Donald Trump nga shkarkimi në vitin 2020.

Starr u emërua nga Departamenti i Drejtësisë i ShBA-së që në 1994 të hetojë rastin Whitewater, që përfshinte Bill dhe Hillary Clinton.

Gjatë kryerjes së hetimit, Starr gjeti prova se Clinton kishte pasur një lidhje me një praktikante në Shtëpinë e Bardhë, Monica Leëinsky.

Kjo rezultoi në fajësimin e Clinton nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së në vitin 1998. Ai u lirua më vonë nga Senati. Starr shkroi për hetimin në një libër “Përbuzja: Një kujtim i hetimit të Clinton”.

LEXO EDHE:

Back to top button