Vdes nëna e Jurgen Klopp, tekniku gjerman nuk mund të udhëtojë në Gjermani

Sot ka ndërruar jetë nëna e teknikut gjerman Jurgen Klopp, Elisabeth Klopp, në moshën 81-vjeçare. Klopp u pa i mërzitur nga mediat sot, për shkak se ai nuk do të ketë mundësi të udhëtojë drejt Gjermanisë për funeralin e nënës së tij. “Ajo ishte gjithçka për mua”, tha Klopp në një telegram që u publikua nga një gazetë gjermane.

“Ajo ishte një nënë e vërtetë në kuptimin më të mirë të fjalës”, shtoi 53-vjeçari, i cili nuk e kishte vizituar nënën e tij që nga datëlindja e 80-të e saj.

“Si një krishterë i devotshëm, unë e di që ajo tani është në një vend më të mirë”, tha tekniku gjerman.

Klopp nuk mund të udhëtojë drejt Gjermanisë për funeralin e nënës së tij, për shkak të problemeve me udhëtime jashtë shteteve nga pandemia COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button