Regjistrimi, VMRO-ja do të mbledhë nënshkrime për shfuqizimin e ligjit

VMRO-DPMNE-ja nuk heq dorë nga përpjekja për shfuqizimin e regjistrimit. Një ditë pasi Kuvendi ktheu pas propozimin për fillimin e nismës qytetare për mbledhjen e nënshkrimeve për të shfuqizuar ligjin për regjistrim, partia opozitare njofton operacion tjetër.

“VMRO-DPMNE-ja këtë nismë do ta vazhdojë në dy mënyra. Njëra mënyrë është ajo e propozimit të ligjit përmes deputetëve. Dhe mënyra legjitime përmes pengimit të ligjit përmes shumë nënshkrimeve nga ana e qytetarëve të cilët janë bartës të sovranitetit të shtetit. Vlerësojmë se ligjvënësi nuk do të ketë të drejtë të refuzojë asnjë nënshkrim të qytetarëve që do të jetë në mbështetje të ligjit për regjistrim evropian”, tha Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

Kuvendi një ditë më parë ktheu propozimin e opozitës për shkak, siç thuhej në sqarimin e kryeparlamentarit, të lëshimeve formale. Për pushtetin, regjistrimi duhet të bëhet patjetër. Kryeministri Zoran Zaev thotë se shtyrja e regjistrimit nuk do të sillte asnjë ndryshim.

“Regjistrimi është nga 1 deri 21 prill dhe ai duhet të bëhet. Nëse edhe një herë dërgohet apel për t’u ndryshuar ndonjë gjë, përsëris, në verë nuk bëhet regjistrim askund. Në shtator është fushatë dhe në tetor janë zgjedhjet. Nëse e shtymë deri në maj, çfarë do të ndryshojë kjo? Duhet të gjithë të jemi të përgjegjshëm dhe ta bëjmë regjistrimin. Është detyrim qytetar i të gjithëve”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

VMRO-DPMNE-ja deri tani ka hedhur disa ide, ka kërkuar regjistrim në prill të vitit të ardhshëm, regjistrim elektronik ose regjistrim me pajisje për detektimin e shenjave të gishtave.

Fatlume Dervishi

LEXO EDHE:

Back to top button