Vdes një spektator gjatë ndeshjes në La Liga
Vdes një spektator gjatë ndeshjes në La Liga

Ndeshja e xhiros së 16-të të kampionatit spanjoll të futbollit ndërmjet Granadës dhe Athleticos është ndërprerë në minutën e 18-të, pasi një prej shikuesve në stadiumin “Nuevo Los Carmenes” pësoi sulm në zemër.
Skuadra mysafire kaloi në epërsi para pushimit me golin e Inaki Williams në minutën e 6-të.
Në minutën e 18-të, arbitri Miguel Angel Ortiz sinjalizoi përfundimin e ndeshjes, pasi portieri Unai Simon i vuri në dukje rrëmujën në tribunë, ku shkuan menjëherë mjekët e të dyja skuadrave.
Pas më shumë se 20 minutash pritje për vazhdimin e duelit, arbitri i dërgoi lojtarët në dhomën e zhveshjes. Pothuajse një orë pas ndërprerjes së ndeshjes, zyrtarisht u njoftua se ndeshja nuk do të rifillonte sot.