Vdiq trajneri legjendar kroat Çiro Blazheviq

Vdiq trajneri legjendar kroat Çiro Blazheviq

Një ditë para ditëlindjes së tij të 88-të ka vdekur trajneri legjendar kroat Miroslav Çiro Blazheviq.

Blazheviq është shpallur “trajneri i shekullit” i Dinamos, klub të cilit i ka sjellë titullin kampion në vitin 1982 pas 24 vitesh.

Blazheviq e filloi karrierën e tij të shkëlqyer si trajner në Zvicër, në ligën e ulët Vevej, më pas e mori Sion me të cilin fitoi trofeun e tij të parë si trajner, Kupën e Zvicrës në 1974. Ai drejtoi gjithashtu Lozana Sportin dhe në vitin 1976 drejtoi ekipin kombëtar të futbollit të Zvicrës në dy ndeshje. Pas kthimit në Jugosllavi, punoi në Rjekë, Dinamo.

Përveç Zvicrës, ai ishte trajner i Jugosllavisë dhe Kroacisë, ndërsa në fushën e klubit ai drejtoi klube në gjashtë vende të tjera: Francë (Nant, 1988-1990), Greqi (PAOK, 1991/1992), Slloveni (Mura 2003). dhe Kina (Shangai Shenhua, 2010). /MIA

LEXO EDHE:

Back to top button