Zgjedhjet në BDI, zv.drejtori i doganave synon Butelin

Zgjedhjet në BDI, zv.drejtori i doganave synon Butelin

Vëllai i ish kreut të BDI-së në Çair, Beqir Hasanit, Muharrem Hasani ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të degës së BDI-së në Butel. Muharrem Hasani është zv.drejtor i Doganave të Maqedonisë. Në arsyetimin e tij në facebook Hasani thotë se kandidatura e tij ka ardhur pas inkurajimit dhe insistimit të anëtarësisë që të merr përgjegjësi dhe me këtë, të jep kontribut duke rritur vlerat që BDI promovon vite me radhë. Ndërkohë për të udhëhequr degën e Çairit kandidaturë ka shpallur ish ministri i ekonomisë Bekim Nezir, ndërsa në Saraj akoma nuk ka një kandidat. Zgjedhjet për krerët e degëve të BDI-së do të mbahen më 2 korrik. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button