“Vendi i aksidentit është si një zonë lufte”: Autobusi përmbyset në Turqi, tetë të vdekur, 26 të plagosur

Edhe pse shkaku i aksidentit është ende i paqartë, besohet se rrugët ishin të lagura dhe të rrëshqitshme për shkak të shiut, gjë që mund të ketë kontribuar në rrëzimin e autobusit.

Të paktën tetë persona humën jetën dhe 26 të tjerë u plagosën në një aksident kur një autobus pasagjerësh që udhëtonte nga Tekirdagu për në Antalia të Turqisë u përmbys pasi shoferi nuk arriti të kalonte një kthesë. Ekipet e policisë dhe ato mjekësore u dërguan në vendin e aksidentit, i cili, sipas TRT Haber , i ngjan një zone lufte.

Ekipet e policisë, zjarrfikësve dhe mjekësore u dërguan në vendngjarje. Guvernatori i Antalyas, Hulusi Şahin, njoftoi se aksidenti ndodhi në orën 10:20 të mëngjesit sipas kohës lokale. Tetë persona vdiqën në aksident, ndërsa 26 të plagosur u transferuan në spitalet aty pranë. Hetimi për incidentin është duke vazhduar.

Edhe pse shkaku i aksidentit është ende i paqartë, besohet se rrugët ishin të lagura dhe të rrëshqitshme për shkak të shiut, gjë që mund të ketë kontribuar në rrëzimin e autobusit.

LEXO EDHE:

Back to top button