“Vendimi i vështirë”- opinionistët: Kurtit i është thënë sot se cili është ky vendim

“Vendimi i vështirë”- opinionistët: Kurtit i është thënë sot se cili është ky vendim

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare, vizitën e sotme të emisarit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak bashkë më këshilltarët e kancelarit gjerman e presidentit francez, e shohin si një përparim shumë serioz të dialogut. Madje, ata mendojnë, që kërkesa e dy liderëve evropianë ndaj Kurtit dhe Vuçiqit që të jenë të gatshëm për vendime të vështira i është thënë në sy Kurti gjatë takimit.

Fjalë pak ishte Miroslav Lajçak, kur doli nga takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ani pse po shoqërohej nga Jens Plottner dhe Emmanuel Bonne, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, hezitoi të tregojë detaje nga takimi që zgjati më shumë se dy orë.

Të përmbajtur në detaje u treguan edhe Qeveria e Kosovës.

Por, diskutimet brenda duket të kenë qenë shumë të vështira.

Një gjë të tillë e  beson profesori i shkencave politike Dritëro Arifi, që mendon se Kryeministrit, Albin Kurti në këtë takim i është thënë në sy, se cili do të jetë vendimi i vështirë që duhet të marrë Kosova.

“Ndoshta i është thënë e ndoshta jo mirëpo ne e dimë se cili është vendimi i vështirë, është ai i formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por duhet pasur kujdes, sepse formimi i këtij asociacioni mund të vijë vetëm pasi që Serbia duhet ta njoh Kosovën. Dhe nuk duhet të pranojmë diçka, pa e ditur se çka marrim në këmbim të saj”, tha Arifi.

Përfshirja e këtyre dy diplomatëve në dialogun Kosovë-Serbi, për profesorin Seb Bytyçi është një fakt se ky proces ka hyrë në fazën finale.

“Ardhja e tyre në Kosovë, mund të themi se ka futur procesin e dialogut në një fazë tjetër, një dinamikë të re, dhe absolutisht kjo është faza finale drejt arritjes së marrëveshjes. Është një gjë e mirë që dy shtetet më të fuqishme Evropian, poashtu është interes i madh për Kosovën zgjedhja e këtij problem e jo të ketë dialog të përhershëm, mirëpo një gjë është e qartë, presioni i madh është mbi Serbinë”, tha ai

E temë e nxehtë në këtë proces, ende vazhdon të mbetet themelimi i Asociacionit.

Analisti Dorajet Imer thotë se “e vështira e kësaj situate në të cilën do të hyjmë është se kemi të bëjmë ose me rihapjen e temës e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, i cili është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, por prapë kjo besoj ka qenë kryetema e këtij takimi”.

Takimi i sotëm në Prishtinë erdhi si rrjedhojë e propozimit në letrën e përbashkët të kancelarit Scholz dhe presidentit Macron, që këshilltarët të bëjnë një vizitë të përbashkët me Miroslav Lajçak, në Kosovë dhe Serbi, që procesi i dialogut të lëvizë përpara më shpejt. /tvd/

LEXO EDHE:

Back to top button